4> informatika - gjithqka rreth kompjuteritThis is a featured page

Kompjuteri
Kompjuter quajme nje mekanizem te automatizuar i cili transformon nje informacion (i quajtur informacion, te dhena ne hyrje) ne nje tjeter ose krijon nje informacion te ri (i quajtur te dhena, informacion ne dalje).
Termi Informatik
Termi informatikë i ka zanafillat e veta në fjalë franceze “informatique”, e përbërë information (lajm,njoftim) dhe automatique (vetvetiu) dhe u përdor për herë të parë më 1962. Me këtë fjalë do të tregohet: “një bashkësi teknologjish të tipit elektronik të perkushtuar për mbledhjen, regjistrimin, përpunimin e të dhënave dhe prodhimin e informacionit.
Informatika është shkencë:
• e analizës teorike dhe konceptim i sistemeve informatike Informatika teorike,
• e formimit organizativ dhe teknik te sistemeve informatike - Informatika e sistemeve ose Informatika praktike dhe
• e realizimit të sistemeve informatike, sidomos e realizimit të komponentëve teknike (Hardware)- Informatika teknike
Detyra e informatikës qëndron kështu në nxjerrjen e të dhënave që i referohen një problemi, informacionet që nevojiten për zgjidhjen ose trajtimin e vetë problemit. Mjeti themelor teknoogjik në të cilin bazohet informatika është Përpunuesi Elektronik. Çdo kompjuter, nga më i fuqishmi deri tek më ekonomiku, është i përbërë nga dy elemente themelore: hardware dhe software (hard = i forte, i rëndë; soft = i butë, i lehtë ware = përbërës). Me termin hardware (shpesh shënohet vetëm me HW) tregohet çdo element fizik(trupor) dhe që zë një volum e ka një masë të caktuar i një kompiuteri (kasa, ekrani, kujtesa, disku, tastiera, njesite hyrësë dhe dalëse etj.) Nga ana tjetër me termin software tregohen kryerjet apo zbatimet që zhvillohen në kompjuter (Word, Excel, Gimp, ...) dhe që nëpërmjet informacioneve që hyjnë nga hardwari, prodhojnë rezultatet e kërkuara nga përdoruesi.
Pjesa Hardwere
Më parë përcaktonte termi Hardware në Anglisht copa metali,me të cilat forcoheshin prodhime druri,me qëllim për të rritur cilësine(forcën,përdorimin e jetëgjatësine)e tyre.
Sot përdoret Hardware[Harduer] ndër të tjera për Pajisje përbërëse në një Sistem Kompjuterik(Njehsor).Këtu hyjnë të gjithë grupet ndërtuese(Procesori,Kujtesa RAM,etj.) dhe aparatet rrethuese. Më thjeshtë në Hardware hyn çdogjë që mund të preket.Përkundrazi përcaktohen si Software Programet e te Dhënat(që nuk mund të preken).
Në Hardware hyjnë:
• Mjetet dhënëse ( Shtypësi[printer],Ekrani,Beamer,Zëforcuesi...)
• Mjetet futëse ( Tastiere,Mi,Joystick...)
• Mjetet ruajtëse (Disk,Rrufe[Flash]kujtesë,pajisjet CD-ROM disk,DVD disk,Zip disk,Jaz disk...)
• Kartat shtesë ( shtuese ) ( Karta Pamore[grafikës],Karta e Zërit,Karta Rrjetit,TV-karta,ISDN-Karta,USB-Karta...)
• Mjetet lexuese( lloje të ndryshme Scaner ose Kërkues ) dhe
• Pjesa themelore e ndërtimit të Njehsorit( kompjuterit ) siç është pllakëza amë (anglisht quhet edhe: Mother- apo Main-board),Çipi,Procesori dhe Kujtesa (RAM).
Arqitektur Kompjuterike
[redaktoni]
Gjuhet Softwerike
Kompjueteret pa paisje softwerike as qe do te ishin te paramenduar. Softwari eshte ndermjetesues midis shfrytezuesit(perdoruesit) dhe makines. Permes softwarit, shfrytezuesi dergon udhezimet, ato perpunohen ne procesor, pastaj paraqiten rezultatet e kerkuara.
Llojet softwereve
Softwaret ndahen ne disa grupe, nder me te rendesishmet: Software Aplikativ dhe sistemor.
[redaktoni]
Software Aplikativ
Perdoret zakonisht nga shfrytezuesit per qellime te ndryshme, softwari perdorues eshte i mundur qe te punoje, nese softwari sistemor eshte i pranishem. Softwari sistemor eshte ndermjetes ne mes software,Apl dhe pc.
Sigurimi i Kompjuterit
Çfarë janë viruset?
Virus është fjalë e përgjithëshme për programe keqbërëse që janë të aftë të infektojnë kompjuterat dhe të shpërndahen vetvetiu. Viruse nuk lindin vetvetiu por programohen nga specialistët e kompjuterave për të kryer funksione të ndryshme. Viruset kanë për qëllim dëmtimin e skedarëve, fshirjen e memorjes, përgjimin dhe spiunimin, vjedhjen e informacionit, ngadalësimin e rrjeteve kompjuterike, etj.
Si hyjnë në kompjuter?
Virusët shpërndahen me të gjitha mënyrat që shpërndahen edhe skedarët e tjerë. Ata mund të shkarkohen nga interneti, mund të jenë bashkëngjitur në email, mund të hyjnë nga kompjuterat e tjerë, nga disketat, CD, etj.
Disa viruse pëhapen vetvetiu duke shfrytëzuar dobësi të sistemit operativ (windows, linux, mac, etj), por shumica e tyre merren në kompjuter nga vetë përdoruesi.
Si të mbrohem prej virusëve?
Mbrojtja më e mirë është që t'i parandalosh dhe mos t'u japësh mundësi të infektojë skedarët e kompjuterit. Po arritën të infektojë kompjuterin, ateherë nuk ke garanci se kompjuteri mund të pastrohet plotësisht. Viruset që kanë për qëllim vjedhjen ose spiunimin zakonisht pastrohen pa prolem, por viruset që dëmtojnë skedarët e sistemit operativ zakonisht nuk mund të pastrohen dhe të detyrojnë të fshish gjithçka që ke në kompjuter dhe të fillosh nga fillimi.
Sistemi operativ nuk është i aftë të mbrojë kundër viruseve, prandaj nevojiten programe antiviruse që janë të aftë të zbulojnë viruset dhe të mbrojnë kundër infektimit.
Si punojnë antivirusët?
Antivirusët kanë një listë të madhe të viruseve të njohur dhe monitorojnë kompjuterin gjatë gjithë kohës për të zbuluar nëse ndonjë prej tyre është futur në kompjuter.
Kriminelët e kompjuterave ndërtojnë viruse të rinj çdo ditë, prandaj edhe lista e viruseve duhet azhurnuar shpesh. Kompania që ka prodhuar antivirusin studion viruset e rinj dhe publikon azhurnimet që mundësojnë zbulimin, mbrojtjen dhe luftimin kundër infeksioneve. Disa antiviruse azhurnohen automatikisht, ndërsa disa të tjerë duhet të azhurnohen nga përdoruesi i kompjuterit, zakonisht duke shkarkuar dhe instaluar azhurnimet nga faqja e kompanisë në internet.
Përveç monitorimit të kompjuterit, antivirus të jep mundësinë të bësh një kontroll (ose scan) të të gjithë skedarëve të kompjuterit. Kontrolli këshillohet të bëhet të paktën njëherë në muaj, sidomos për kompjuterat që shkëmbejnë informacion në internet, në rrjetet lokale, ose me disketa, CD, etj.
A mjafton antivirusi?
Instalimi i antivirusit është i domosdoshëm dhe ofron mbrojtje kundër viruseve por në botën kompjuterike rreziku nuk vjen vetëm nga viruset. Ka dhe programe të tjera që bëjnë reklama, ndryshojnë konfigurimin e kompjuterit, ngadalësojnë internetin, hapin dyer të fsheta në kompjuter, përgjojnë informacionin që shkëmbehet, vjedhin fjalëkalimet, etj. Nuk ka asnjë program që të mbrojë kundër gjithë këtyre rreziqeve, prandaj është detyra e përdoruesit të kompjuterit që të tregojë kujdes dhe të mirëmbajë kompjuterin.
Si të parandaloj sulmet?
1. Azhurnoni sistemin operativ për të arnuar të gjitha problemet që mund të shfrytëzohen nga keqbërësit. Konfiguroheni kompjuterin që të azhurnohet automatikisht ose kujtohuni që ta azhurnoni vetë çdo muaj. Përdoruesit e Microsoft Windows mund të përdorin Windows Update nga menuja Start ose të shkojnë tek www.windowsupdate.com.
2. Instaloni antivirusin dhe azhurnojeni atë të paktën çdo muaj. Antivirusi duhet të jetë i aktivizuar gjatë gjithë kohës që kompjuteri qëndron hapur. Çdo muaj është mirë që të bëhet një kontroll i plotë i kompjuterit. Disa antivirusë azhurnohen dhe kontrollojnë kompjuterin vetvetiu. Antivirusët më të njohur janë Norton/Symantec, McAfee, Panda, Kaspersky, AVG.
3. Nqs e keni të lidhur kompjuterin në internet, është mirë të instalohet dhe një program firewall. Firewall përkthehet "murr i zjarrtë" dhe quhet i tillë sepse ndërton një shtresë tjetër sigurie përreth kompjuterit. Të gjithë programet që duan të komunikojnë me kompjuterin tuaj, duhet të kalojnë përmes firewall dhe firewall lejon vetëm ata programe që kanë marrë leje nga përdoruesi. P.Sh. Firewall i jep leje Internet Explorer të komunikojë lirshëm sepse është shfletues i faqeve të internetit por nuk lejon programin VNC sepse ky program lejon një person tjetër të futet në kompjuterin tuaj. Ata që përdorin Windows XP, e kanë firewall të instaluar dhe mjafton të pëdorni Windows Update për të marrë versionin e fundit të tij.
4. Instaloni programe kundër spiunëve dhe reklamave, që edhe pse nuk e dëmtojnë kompjuterin, janë tepër të bezdisshme dhe nuk hiqen kollaj. Programet më të mirë janë Microsoft Antispyware, Ad-Aware, Spybot, CWShredder, HijackThis, etj. Kjo është temë më vete për të cilën mund të lexoni më shumë këtu.
Pra, kryesorja është azhurnimi i Windows. Të gjitha problemet e sigurimit riparohen me azhurnimet, prandaj Windows Update është hapi më i rëndësishëm në mbrojtjen e kompjuterit. Pas riparimit të Windows vjen antivirusi, pastaj firewall, dhe pastaj antispiuni (antispyware).

Nëse nuk keni antivirus:
Symantec/Norton
Shkarkoni sav9.exe nga rezultati i parë i kërkimit të google. këtu.
AVG
Shkarkoni versionin falas të antivirusit AVG këtu. Klikoni mbi lidhjen në fund të faqes, ku lexon "AVG Free Edition installation files".
AntiVir
Shkarkoni versionin falas të antivirusit AntiVir në anglisht ose gjermanisht.
Avast Home Edition
Shkarkoni programin këtu. Pasi ta instaloni, duhet të regjistroheni në këtë faqe për të përdorur antivirusin falas për 1 vit. Pas 1 viti duhet ta regjistroni përsëri.
Windows Live
Microsoft është duke testuar programe të cilët lejojnë pastrimin e kompjuterave nga virusët nëpërmjet shfletuesit të internetit. Këshillohet që të përdorni një nga programet më lart, por nëse nuk mundeni, mund të përdorni edhe pastrimin nëpërmjet internetit këtu. Shtypni butonin "Full Service Scan" dhe ndiqni udhëzimet.
Trend Micro HouseCall
Edhe ky është një shërbim i kompanisë Trend Micro që mundëson pastrimin e kompjuterit nëpërmjet internetit. Hapni këtë faqe dhe shtypni lidhjen "scan now". Shërbimi është falas.
Çfarë janë adware, spyware?
Adware quhen programet që bëjnë reklama. Spyware quhen programet që përgjojnë përdorimin e kompjuterit, zakonisht faqet që viziton në internet ose emailin. Programet që përgjojnë internetin mundohen të zbulojnë se çfarë i intereson përdoruesit dhe dërgojnë reklama që u përshtaten atyre interesave.
Çfarë dëmi shkaktojnë në kompjuter?
Ka shumë programe të ndryshme në këtë grup por shumica përqëndrohen në këto:
- Ndryshimi i faqes së hapjes të shfletuesit (internet explorer, netscape, aol, msn, etj).
- Instalimi i ikonave të reja në krye të shfletuesit. Zakonisht këto ikona janë për kërkimin e internetit, dyqane, bixhoz, pornografi, shkarkime (download), etj.
- Hapja e dritareve ose mesazheve të ndryshme që ju ofrojnë të blini diçka, të vizitoni një faqe, të luani një lojë, të merrni një shpërblim/llotari që keni fituar, etj.
- Gjurmimi dhe përgjimi i faqeve që vizitoni me qëllim që të bëjnë reklama që u interesojnë.
- Ngadalësojnë kompjuterin dhe lidhjen e internetit.
- Ngarkojnë kompjuterin me programe të shumta.
- Fshihen në kompjuter dhe nuk të japin mundësi për ti hequr.
Lexoni pyetjet e shtruar në këtë temë për probleme të tjera të shkaktuar nga këto programe.
Si futen në kompjuter?
- Duke hapur një program që i instalon ato. Ky program mund të futet në kompjuter nga emaili, mund të shkarkohet nga faqet e internetit, nga Kazaa, shkëmbimi i skedarëve në Chat (mirc, msn, yahoo, aol), e plot të tjera.
- Shumë nga këto programe instalohen me, ose pa dijen tënde, kur viziton një faqe interneti. Këto faqe përdorin mënyra nga më të ndryshmet me dritare të vogla pop-up, mesazhe të ndyshme, cookies, reklama, flash, activex, etj që të gënjejnë ose detyrojnë përdoruesin për të instaluar reklamat, për të ndryshuar faqen e hapjes në internet explorer, për të instaluar një toolbar, etj.
Disa prej këtyre faqeve shfrytëzojnë gabimet ose konfiguracionin e gabuar të shfletuesit (internet explorer) dhe instalohen menjëherë pa bërë asnjë pyetje.
- Një pjesë tjetër e programeve parazitë vijnë bashkë me programe të tjera. Pothuajse të gjithë programet e vegjël që ofrohen falas si Kazaa, Date Manager, Time Manager, Calendar, Gator, lojra interneti, gjatë instalimit futin në kompjuterin tuaj edhe programet parazitë që përgjojnë veprimtarinë e komjuterit dhe pastaj dërgojnë reklama në lidhje me informacionin që përgjuan. psh: Nqs unë hap një faqe me muzikë të Madonës, programi spiun do ta shikojë këtë dhe do dërgojë një reklamë për të blerë një album të Madonës.
Kini kujdes se disa nga programet që hiqen sikur i ndalojnë reklamat, instalojnë akoma më shumë. Përdorni vetëm programet serioze si Ad-Aware (jo adware), Spybot, CWShredder.
Si t'i parandaloj programet reklamues dhe spiunë?
- Azhurnoni windows duke vizituar faqen www.windowsupdate.com ose duke hapur Windows Update nga menuja start e kompjuterit. Në këtë faqe mund të merrni të gjitha freskimet që nxjerr Microsoft për mbrojtjen në internet, sigurimin e kompjuterit, etj. Në disa kompjutera azhurnimi bëhet vetvetiu por nqs zgjidhni ta bëni vetë, përdorni një nga mënyrat e lart-përmëndura njëherë në muaj.
- Mos hapni dhe mos instaloni asnjë program pa ditur se çfarë përmban.
- Mos hapni asnjë skedar të bashkëngjitur në email, nqs nuk e keni kërkuar atë. Shumica e skedarëve të infektuar kanë prapashtesat .exe .pif .bat .js
- Tregoni kujdes edhe sikur emaili të duket sikur është dërguar nga një miku juaj pasi adresa e dërguesit mund të jetë e fallsifikuar.
- Mos pranoni të merrni asnjë skedar në chat përveç fotografive me prapashtesën .jpg .gif .png .tif ose skedarëve tekst me prapashtesën .txt .doc. Kini kujdes se disa skedarë mund të kenë dy prapashtesa .jpg.exe ose .gif.pif për tu gënjyer.
- Mos vizitoni faqe që hapin shumë dritare, ose që u bëjnë pyetje për instalimin e programeve. Shumica e programeve keqbërëse kërkojnë leje nga ju para se të instalohen. Lexoini me kujdes pyetjet që u bën kompjuteri dhe pastaj zgjidhni Po ose Jo (Ok/Cancel, Yes/No).
- Mos u gënjeni me reklamat që ju ofrojnë të instaloni programe ose lojra falas. Ndërtimi i programeve kërkon mundim të madh dhe janë të pakët programet që shpërndahen falas. Programet që janë falas zakonisht e nxjerrin fitimin duke reklamuar.
- Nqs zgjidhni të instaloni këto programet, gjatë instalimit mund t'ju ofrojnë programe të tjera. Mos i pranoni këto oferta.
Si të pastroj kompjuterin nga këto programe keqbërëse?
Programet me të sukseshme për pastrim janë Ad-aware, Spybot dhe CWShredder. Ka dhe programe të tjera por mund të perdoren vetëm për 15 ose 30 ditë dhe pastaj duhet t'i blini. Ad-aware, Spybot, CWShredder dhe programet e tjera pa pagesë mund t'i merrni duke klikuar këtu
Janë të renditura sipas numrit të përdoruesve.
Nqs përdorni Windows 2000 ose Windows XP, mund të merrni edhe programin që ka ndërtuar vetë Microsoft për këtë problem. Quhet Microsoft Antispyware dhe ju mundëson pastrimin, si dhe mbrojtjen e kompjuterit për të ardhmen. Mund ta shkarkoni këtu.
Një mënyrë tjetër është kontrolli nëpërmjet faqeve të internetit. Një nga këto faqe është ajo e kompanisë Trend Micro. Vizitoni këtë faqe dhe ndiqni udhëzimet për të kontrolluar kompjuterin për reklama e spiunë.

1. CFARE ESHTE INTERNETI.
Sot dihet se nje nga sherbimet me te rendesishme te teknologjise bashkekohore jane kompjuterat. Mundesite dhe perdorimet e tyre jane kaq te shumta sa eshte veshtire t'i numerojme, por e sigurte eshte se ata lehtesojne dhe shumfishojne ne menyre te paimagjinueshme punen ne shume drejtime te veprimtarise njerezore.5
Qellimi i perdorimit te kompjuterit ne praktiken e perditshem mjekesore eshte:7
1. Arkivi i te semureve. Zevendesimi i kartelave te te semureve te shkruara me dore me arkivin elektronik qe eshte me i shpejte ne punen e perditeshme.
2.Modularet dhe raportet. Modularet raportet e ndryshme, letrat te cilat duhet te perseriten shume here perbejne nje perseritje te te njejtes gje. Pikerisht ne keto raste kompjuteri shkurton shume kohe.
3. Administrimi dhe praktika finaciare e ambulamces private ose shteterore, si dhe te organizmave me te medha te shendetsise.
4. Perpunimet statistikore dhe kerkimore-shkencore gjejne tek kompjuteri nje mjet ndihmes me mundesi te medha.
5. Edukimi. Eshte nje ndihmes i madh per pro?et e ndryshme edukimore dhe per informimet me karater shendetsor.
6. Hyrja ne burimet e bibliografise.
7. Komunikimi.
Gama kaq e gjere e perdorimit te tyre arrihet nga fakti se kompjuterat mund te bashkohen ndermjet tyre ne menyre te tille qe te komunikojne dhe te shkembejne te dhenat. Nje lidhje e tille e kompjuterave quhet rrjet i komjuterave. Te tille rrjete jane te shumte. Interneti eshte nje nderrrjet qe bashkon rrjete te tjera me te vogla dhe lokale. Gjithashtu Interneti nuk eshte nje gje konkrete ne kuptimin tradicional te fjales, por eshte thjeshte ajo qe krijohet nga bashkimi i rrjeteve lokale me te medha ose me te vogla ne gjithe boten. 5
Pra Interneti eshte nje bashkim i madh i me shume se rreth 50 mije rrjeteve. Deri para pak kohe ne Internet ishin te lidhur rreth mbi 5.000.000 kompjutera te shperndar ne mbi 160 vende te ndryshme. Perdoruesit e ketyre llogariten mbi 30.000.000 .2 Keta numera jane gjithmone ne rritje.
Ne vitin 1996 ne disa vende perendimore 50% e perdoruesve te Internetit ishin te moshes 18-29 vje?Ne studimin e fundit perqindja e kesaj moshe ka rene dhe ka nje rritje te perdoruesve te moshes mbi 40 vje?Pra kemi nje rritje te moshes mesatarte te perdoruesve te Internetit ne Evropen Perendimore. Duke pare kete fakt duhet theksuar se nuk duhet te trembet asnje moshe te mendoje te perdore ne nje te aferme jo te larget Internetin edhe ne Shqiperi. Kryesisht perdoruesit jane burra ne nje shkalle reth 90%. Perjashtim bejne Norvegjia,16.9% gra perdoruese, Italia dhe Franca me 14.9% dhe 13.8% ndersa ne SHBA grate zene nje perqindje me te madhe 21%. Ka nje ndryshim te madh midis nivelit arsimor dhe perdoruesve te Internetit ne SHBA dhe ne Evrope. Diplome te shkolles se larte kane 67% e francezeve perdorues, 51.5% e britanikeve , 48.6% e grekeve kurse e kenderta ndodh ne SHBA ku vetem 24.5% e amerikaneve perdorues kishin diplome te shkolles se larte. Shumica e perdoruesve te rrjetit i perkasin njerezve qe kane lidhej me teknologjine dhe shkencen, pastaj nga deget e bisnesit dhe profesioneve te lira. Mjeket ne Greqi p.sh zene nje sasi 4.8% te perdoruesve, ndersa vendin e pare e zene njerezit e teknologjise dhe shkences 29.9%, dhe ne vend te dyte jane studentet me 18.2% e me tej grupet e tjere. 8
Interneti nuk i perket askujt. Cdo kompjuter qe bashkohet me te eshte pergjegjes per strukturimin dhe per perdoruesit e tij. Nga "origjina", natyra e tij dhe menyra e materjalizimit Interneti ka nje forme jo te perqendruar "anarkike". Kjo karakteristike percakton edhe faktin qe nuk i perket askujt dhe nuk drejtohet nga askush. Megjithate nuk pushon se qeni nje i tere.2
Interneti nuk ka as keshill drejtues, as drejtor te pergjithshem por vetem disa "trupa" qe luajne nje rol keshillues dhe regullues (jo fitimprures) kryesisht ne temat teknike.2
Pergjegjesine kryesore per zhvillimin teknik dhe drejtimin e rrjetit e ka sot Shoqeria e Internetit (ISOC), qe eshte nje organizate vullnetare ne te cilen mund te marrin pjese ligjerisht dhe fizikisht persona qe kane ?redo lloj lidhje me internetitn.2
Per tu lidhur me Internetin nevojitet nje kompjuter dhe nje modem per lidhjen e kompjuterit me linjen telefonike. Per sa i perket modemit ai eshte vetem nje aparat qe ben te mundur transformimin e sinjalit te thjeshte telefonik ne nje sinjal te kuptueshem nga kompjuteri. Nje karakteristike e modemit eshte edhe shpejtesia me te cilen jep nje sasi infirmacioni. Kjo shpejtesi matet me bps (bits per sec.) dhe shumfishat e tij. Modemet e sotem shkojne nga 14.000 deri ne 56.000bps.6
Ne kete pike duhet te themi se ? kompjuter qe eshte i lidhur ne Internet ka adresen e tij qe mund te perdoret nga ata qe duan te lidhen me te.5
Pa pronar, pa grup drejtues ose organ te policise, kur flasim se ?re lejohet ose ?re nuk lejohet ne Internet eshte nje teme e ngateruar. Megjithate ka disa ligje jozyrtare qe ruhen prej vete perdoruesve te rrjetit te cilet ne raste te vecanta bejne te mundur bllokimin e asaj qe quhet e ndaluar. Ato rregulla jo zyrtare mbeshteten ne disa parime te pergjitheshme si?ane:2
- Pavaresia e ? perdoruesi duhet te respektohet nga te gjtihe.
- Interneti eshte "i mire" dhe duhet te mbrohet nga te gjithe.
- Hyrja ne informacion duhet te jete e lire, e pakufizuar dhe pa pagese.
- Shtrija e metejshme duhet te vazhdohet.


No user avatar
aradia-peety
Latest page update: made by aradia-peety , May 9 2007, 2:47 AM EDT (about this update About This Update aradia-peety nuk bene me nderhy - aradia-peety

No content added or deleted.

- complete history)
Keyword tags: None
More Info: links to this page

Anonymous  (Get credit for your thread)


There are no threads for this page.  Be the first to start a new thread.